FOTO GALERI/ Ramush Haradinaj bën bashkë Gramoz Ruçin dhe Edi Palokën

FOTO GALERI/ Ramush Haradinaj bën bashkë Gramoz Ruçin dhe Edi Palokën

189
0
Shares

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi priti sot në një takim të veçantë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
NË këtë takim, nuk mund të mos binte në sy se kreu i Kuvendit, shoqërohej edhe nga Edi Paloka, këtë herë me cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit.
Prej viti 1991, ku Edi Paloka ka filluar karrierën e tij si gazetar dhe deri kur ai u shkëput nga kjo “jetë aktive”, nuk e ekzagjerojmë po të themi që janë, ndoshta me mbi 1000, shkrimet kundër, nga nënkryetari i Kuvendit, për kryetarin e Kuvendit.
Por, me sa duket kjo nuk përbën më pengesë, për të dy, për deri sa, së bashku ata i kanë uruar mirëseardhjen, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë, në takimin e sotëm, pasi i uroi mirëseardhjen, Ruçi e përgëzoi Haradinajn për besimin e marrë në Parlamentin kosovar për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë kosovare.
Gjatë takimit, Ruçi u shpreh se mes dy vendeve ka një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe në këtë kuadër do të vijojë akoma më shumë puna për të thelluar dhe intensifikuar marrëdhëniet në të gjitha fushat, por kryesisht mes dy parlamenteve tona.
Ruçi nënvizoi gjithashtu se Tirana zyrtare ka qenë dhe do të mbetet mbështetësja më e madhe e shtetit të Kosovës në aspektin e njohjes së saj si shtet i pavarur dhe sovran, por edhe të aderimit në organizmat ndërkombëtare, në të cilat ende nuk është bërë pjesë.
Nga ana e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi falënderoi Ruçin për mikpritjen, i uroi suksese për detyrën e rëndësishme të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë duke shtuar se mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës ka qenë e pandërprerë dhe bashkëpunimi në proceset integruese do të vijojë.
“Më lejoni t’ju uroj suksese për detyrën e rëndësishme të Kryetarit të Parlamentit. Kosova e ka ndjerë historikisht dorën e Shqipërisë në çdo hap të ecurisë tonë, ashtu si edhe në këto kohë ku keni qenë zëri dhe mbështetja jonë në aspektin ndërkombëtar. Ne duhet të jemi sa më të lidhur bashkë për të ecur së bashku në rrugën e zhvillimit dhe integrimit, në familjen e madhe evropiane”, tha Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ftoi Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi për një vizitë zyrtare në Kosovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY