RAPORTI/ Shqipëria rrezikon të mos integrohet në BE as dekadën e ardhshme

RAPORTI/ Shqipëria rrezikon të mos integrohet në BE as dekadën e ardhshme

94
0
Shares

“Panorama e reformës gjyqësore është përmirësuar pas fitores së kryeministrit Edi Rama i Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit. Por mbeten ende interesa personale kundër procesit të reformës, që është kërkesa kryesore për pranimin në BE dhe prandaj mbetemi skeptik që Shqipëria të mund të hyjë në BE dekadën e ardhshme”.
Ky është ekstrakti i raportit të BMI Reasearch, një kompani e grupit Fitch (një prej tre agjencive më të rëndësishme të vlerësimit të riskut të kreditit në botë), zbuluar nga News24, për riskun që paraqet Shqipëria. Ky raport do të publikohet më 1 tetor. Sipas këtij raporti, pengesat për reformën në drejtësi vonojnë hyrjen në BE.
“Shqipëria është në përpjekje për të hapur negociatat të cilat deri më tani nuk kanë pasur dritë të gjelbër nga ana e BE-së por që qeveria dhe kreu i saj Rama kanë nënvizuar se prishmëritë janë për vitin e ardhshëm. Gjithsesi përpara hapjes vendi ynë duhet të plotësojë detyrat që i janë caktuar që nuk lidhen vetëm me hapat e zbatimit të reformës në drejtësi”.
“Një kontraktim i vazhdueshëm i sektorit privat dhe një parashikim për inflacion të dobët do të thotë se ne shohim Bankën e Shqipërisë të mbajë një politikë monetare lehtësuese në 18 muajt e ardhshëm edhe nëse rritja ekonomike mund të përshpejtohet”, thuhet në raport.
BMI parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet me 3.6% në vitin 2017, por ai pret që zgjerimi të ngadalësohet në 3.3% vitin e ardhshëm (2018). Kjo është ndryshe nga pritshmëritë e qeverisë shqiptare që parashikojnë që rritja ekonomike t’i afrohet 4%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY