Ngjarja e Elbasanit, specialistët: Policët shkelën hapur ligjin

Ngjarja e Elbasanit, specialistët: Policët shkelën hapur ligjin

242
0
Shares

Pamjet e kamerave të sigurisë së incidentit me policinë në Elbasan kanë shkaktuar debate edhe në vetë radhët e uniformave blu, mbi sjelljen e efektivëve. Top Channel intervistoi dy ish-drejtues të lartë policisë, sipas të cilëve kemi të bëjmë me një sjellje arbitrare dhe aspak profesioniste.
“Kur e shef si qytetar, duket si aksident dhe përdorimi i armës është në kundërshtim me ligjin dhe dënohet penalisht, disa nuk kishin as shenja dalluese të policisë, veprohet ekstemisht fillimisht me armë pastaj nuk veprohet për ta rrethuar, kapur, etj”, shprehet Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie.
“Qëllimi me armë i ‘Audit’ është në shkelje të hapur dhe është shpërdorim detyre, pasi policia nuk e dinte kush po vinte me ‘Audi’, mund të ishte një femër, një i dehur, kishin gjithë kohën e nevojshme për të hyrë etj”, thotë Arjan Hoxha, ish-drejtues policie.
Në lidhje me këtë rast, sipas burimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda po shikon mundësinë e shpalljes së moskompetencës pasi ka dyshime të arsyeshme se nuk është rrezikuar jeta e punonjësve të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY