Gjyqi i monstrës së Torovicës, ekspertiza e nxjerr te përgjegjshëm

Gjyqi i monstrës së Torovicës, ekspertiza e nxjerr te përgjegjshëm

201
0
Shares
David Qosja ne gjykate

Ekspertët e mjekësisë ligjore ndajnë të njëjtin mendim me prokurorët për profilin e David Qosjes i akuzuar prej një viti për vrasjen e efektivit të policisë Ardian Kodra.
28-vjeçari vuan nga çrregullimet e personalitetit, bazuar në intervistat klinike që janë zhvilluar në paraburgim, cituan ekspertët.
Bazuar në këtë konkluzion, i pandehuri nuk përjashtohet nga përgjegjësia penale, përderisa nuk konsiderohet me çrregullime mendore.
Ky akt ekspertim do të thotë se i dyshuari rrezikon burgimin e përjetshëm përderisa ka refuzuar më herët gjykimin e shkurtuar, duke ju nënshtruar në këtë mënyrë gjykimit të zakonshëm.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, David Qosja u denoncua nga banorët e Torovicës pas të shtënave me armë që dëgjoheshin nga banesa ku jetonte Davidi.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, përshkruajnë prokurorët dhe sapo mjeti blind është vendosur para hyrjes kryesore, Ardian Kodra u qëllua për vdekje. Por i rrëfyer pas arrestimit, David Qosja dha dëshmi të paqarta dhe kontradiktore, fillimisht duke pohuar se dikush kishte dashur ta vriste dhe më pas se kishte qëlluar me armë zjarri sepse nuk pranonte që policia t’i hynte në shtëpi.
I riu jetonte vetëm në shtëpi pas largimit të anëtarëve të familjes jashtë vendit, ndërsa është përshkruar nga banorët si një person i mbyllur.

Ardian Kodra, polici i vrare

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY