VIDEO/ Ja pasuria që iu sekuestrua bosit të Shkodrës

VIDEO/ Ja pasuria që iu sekuestrua bosit të Shkodrës

223
0
Shares

Policia e Shkodrês ne kuadër të operacionit “Vjeshte 2017” ka sekuestruar pasuite e luajtshme dhe te paluajtshme te shtetasit te arrestuar per trafikim te lendeve narkotike, Kacjolinn Zefi. I jane sekuestruar 246 m2 pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze.

Informacioni i plote

Me 26.09.2017 nga strukturat e D.V.P. Shkodër në bazë të procedimit penal nr. 194 të datës 12.02.2017 “Pastrim i produkteve të veprës penale” u bë ekzekutimi i vendimit të sekuestros preventive të vendosur nga Gjykata e Shkallës se Parë Shkodër me vendim nr. 825 me datë 22.09.2017, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi (arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” me date 29.11.2016), ku janë sekustruar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

a) Apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës

b) Ndërtesë 100m2

c) Truall 53 m2 me 15 metra objekt,

d) 3 automjete në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, si më poshtë:

-Automjeti tip “Ferrari” me vlerë rreth 200 mijë euro,

-Automjeti tip “Porsche” me vlerë rreth 100 mijë euro,

-Automjet tip “Peugeot” me vlerë 10 mijë euro.

Me poshte keni videon nga momenti i sekuestrimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY