Dërgoi bombën me postë, Gjykata e Zvicrës dënon me 10 vjet burg...

Dërgoi bombën me postë, Gjykata e Zvicrës dënon me 10 vjet burg shqiptarin

159
0
Shares

Gjykata Penale Federale e Zvicrës në Bellinzona ka dënuar me 10 vjet burg një shqiptar nga Maqedonia. Shtetasi J.LL, u deklarua fajtor për dërgesën e bombës në redaksinë e gazetës “Bota Sot” në Zyrih në vitin 2002. Sipas mediave lokale prokurori i lëndës ka kërkuar 11 vjet burg për veprën penale tentativë vrasjeje të shumëfishtë, derisa vendimi i gjykatës ishte dhjetë vjet. Sipas të njëjtave burime shqiptari kishte kërkuar lirimin, por gjykata i ka konsideruar si jo të besueshme deklaratat e shtetasit zviceran-maqedonas, siç u shpjegua në vendimin e së martës. I akuzuari ka thënë se bomba nuk do të funksiononte. Por, hetimi i bombës ka treguar se ajo nuk ka shpërthyer rastësisht. Kështu shqiptari nga Maqedonia J.Ll. është dënuar me dhjetë vjet burgim. I akuzuari kishte dërguar një paketë për botuesin Mazrekaj, kur ai ndodhur në shtëpi së bashku me familjen. Në pako ishte një shishe me verë dhe bomba. Kjo kishte ndodhur në Zyrih të Zvicrës në vitin 2002. Ai është arrestuar vitin e kaluar rastësisht në Zyrih pas një rrahjeje në diskotekë, ku i ishin marrë provat e ADN-së dhe që nga ajo kohë ka qenë në paraburgim në Zvicër. Për arsye se hapja e pakos ka rrezikuar jetën e një numri personash, akuza e Prokurorisë Federale është për tentim vrasjeje të shumëfishtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY