ÇADRA/Studentët rrethojnë Lulzim Bashën: Kemi besim te modeli yt

ÇADRA/Studentët rrethojnë Lulzim Bashën: Kemi besim te modeli yt

85
0
Shares

“Prej të shtunës së 18 shkurtit, ata janë e shkuara”, u tha Lulzim Basha studentëve të universiteteve të Tiranës në bashkëbisedimin që zhvilloi me ta në Sheshin e Lirisë.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se pikërisht në atë shesh ku janë mbledhur po ngrihet Shqipëria e së ardhmes, ku do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, sundim të ligjit dhe qeverisje për qytetarët.

“Kjo është një lëvizje popullore për ti kthyer popullit Republikën e zgjedhjeve të lira, të demokracisë e sundimit të ligjit. Republika e re sdo të ketë asgjë të ngjashme me republikën e vjetër që po lëmë pas, të korrupsionit, krimit, të fasadës. Kombi i është mirënjohës studentëve dhe rinisë për kontributin që po japin në këto ditë historike”, tha Basha.
studente takim nje goc

Studentët e pranishëm ngritën shumë shqetësime që kanë të bëjnë me universitetin, me arsimin, me shanset për punësim, me standardet e munguara të vendit.

Dorentina Cupi, studente psikologjie tha se iu bashkua kësaj proteste për qëllimin e përbashkët, votën e lirë. “Si të rinj jemi koshientë se përpara kësaj proteste popullore e qytetare nuk ka qeveri që ti rezistojë. Kjo protestë do ia arrijë qëllimit sepse në krye të saj janë të rinjtë”, tha Dorentina.

Kristofer Hasko, student i shkencave politike tha se nuk beson në modele si ky i Edi Ramës që qeveris mes dhunës dhe krimit. “Unë kam mesim tek model i Bashës”, u shpreh ai.

Mikalela Lleshaj u shpreh se proteston sot sepse i është djegur shkollimi nga mënyra se si llogaritën mesataren. “E kisha 9.04 por nuk fitova dot asnjë degë. Duhet të ndryshojmë këtë sistem”, kërkoi ajo.

“Unë studioj fizikë dhe shoh që arsimi nuk është vlerësuar në këto vite. Shoh që ministrja e arsimit e dërgon vajzën e saj me studime në Francë. Taksat e studentëve rriten çdo vit dhe nuk ka asnjë përmirësim në mësimdhënie. Kushtet tona në fakultet dhe në konvikte janë mjerane. Mendoj që studentët e viteve 90 janë simboli dhe modeli që ne duhet të ndjekim. Si ata dikur, ne duhet të ngrihemi e të vrasim frikën, si më 18 Shkurt”, tha Rikard Lishaliaj.

Henri Goga, student mjekësie solli në vëmendje që edhe pse tarifat janë rritur, në fakultet nuk ka kushte dhe as salla për mësim.

Lelo Maraj, student në Universitetin Bujqësor të Tiranës, vuri në dukje se pas diplomimit, prej një viti nuk gjen punë pasi i kanë thënë duhet të kesh teserën e PS ose LSI.

Petro Cela, student në drejtësi tha se kryeministri qeveris jashtë binarëve kushtetues, me banda. E konsideron qeverinë si një skuadër basketbolli, ku ai mund të bëjë cfarë të dojë.

Renato Drava tha se kërkon të ndjekë masterin, por e ka të vështirë për shkak se tarifat janë rritur dhe ai dhe familja e tij nuk e përballojnë dot.

Kryetari i Partisë Demokratike premtoi se me qeverisjen e tij, askush nuk do të mbetet pa shkollë, për shkak të pamundësisë ekonomike.

“Një qeveri e zgjedhur me votë të lirë e të ndershme të shqiptarëve, që unë do të kisha nderin dhe privilegjin ti shërbeja si kryeministër, ka një plan të qartë për arsimin e lartë. Ditën time të parë, orën time të pare, do të firmos anullimin e ligjit për arsimin e lartë”, tha Basha duke e quajtur të papranueshme rritjen e tarifave.

Basha tha se vendimet për arsimin sdo ti marrin kurrë një grusht njerëzish, por do të jenë vendime të përbashkëta të pedagogëve dhe studentëve.

“Nga unë mos kërkoni asgjë më pak se modeli europian. Çfarë është e mirë për Europën është e mirë për shqiptarët, asgjë që nuk është e mirë për Europën, nuk është e mirë për shqiptarët”, tha Basha duke përmendur planin për 10 mijë stazhe në vit me pagesë 200 mijë lekë në muaj, plus sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, një skemë që do të nxisë punësimin e të sapo diplomuarve. Në fund, Basha u bëri thirrje studentëve të bashkohen të gjithë në këtë lëvizje, sepse Shqipëria e re që po vjen do të jetë Shqipëria e tyre.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY