Në redaksinë e emisionit “STOP” kanë mbërritur disa denoncime për gjinekologen Nina Balili, e cila u thotë grave e vajzave që janë shtatzënë, pa qenë realisht. Emisioni “STOP” vendosi të testojë dhe investigojë fenomenin.
Një qytetare u paraqit në klinikën private të zonjës Balili në Kombinat dhe mjekja në fjalë, pasi i bëri ekon, e nxorri shtatzënë prej 6 javësh e dy ditë. Mjekja e këshillon të marrë kokërr aborti, pasi është në kohë. Pas këtij kontrolli, qytetarja në fjalë i drejtohet një tjetër klinike dhe një analize gjaku të specializuar, por nuk kishte gjurmë shtatzënie … Gjinekologia Rubena Moisiu shpjegon efektet anësore të kokrrës, që shkakton abort.
Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” i drejtohet klinikës së gjinekologes Nina Balili, pasi sipas shumë denoncimeve, ajo i thotë të gjithë femrave që janë shtatzënë dhe u sugjeron kokrra aborti, që kanë shumë efekte anësore.
Qytetarja – Si jeni?
Gjinekologia – Mirë.
Qytetarja – Si dukeni?
Gjinekologia – Ti më bëre telefon?
Qytetarja – Po, unë të bëra.
Gjinekologia – Çfarë problemi ke?
Qytetarja – Unë kam ardhur kështu, si me besim tek ty se kam një problem. Tani unë dyshoj se kam ngelur shtatzënë. U bë gati dy muaj që cikli nuk më vjen.
Gjinekologia – Po test ke bërë?
Qytetarja – Kam bërë test.
Gjinekologia – Do të konfirmosh shtatzëninë?
Qytetarja – E.
Gjinekologia – Tani, është shtatzëni që e pret?
Qytetarja – Jo, ky është problem.
Gjinekologia – Ta konfirmojmë dhe pastaj do flasim bashkë. Këtu është vetëm një klinikë e licensuar për aborte.
Qytetarja – S’dua të ma marrin dhe vesh.
Gjinekologia – Asnjeri nuk ta merr vesh. Unë do të jap një numër, ti do komunikosh me ato dhe zëre se jam unë në këmbë. Tani, unë ndihmoj me këtë lloj klinike njerëzit që i dua shumë. Se unë po të dua i bëj vetë abortet, po s’kam qejf t’i bëj vetë. Kështu që kam dhe unë një as nën mëngë që ndihmoj njerëzit.
Gjinekologia Balili i bën ekon qytetares, ku zbulon se është “shtatzënë” prej 6 javë e dy ditë.
Gjinekologia – Unë do të ndihmoj, ta dhashë fjalën. Ti do shikosh se sa lehtë do mbarosh (punë).
Moj fati jot i keq! Je tamam për me kokrra. Dy muaj jo, je më pak. Je gjashtë javë e dy ditë. Mos shiko në ekran, më lër! Je për me kokrra, në rregull.
Qytetarja – Si përfundim?
Gjinekologia – Do të jap një numër unë e do shkosh të marrësh kokrrat. Atëherë nxirr telefonin, shkruaj këtë numrin edhe do flasësh pas orës nëntë. Do thuash: ‘Jam një shoqe e doktoreshë Ninës’, do përdorësh emrin tim.
Qytetarja – Kjo është mikesha jote?
Gjinekologia – Kjo është një nga mjeket më të mira, që bën aborte, e licensuar.
Qytetarja – Tani, sa e vështirë është për një muajshe e gjysëm?
Gjinekologia – Aspak e vështirë. Do pish kokrra, do kesh dhimbje edhe do të dali. Këtu bëhet vetëm eko.
Qytetarja – Faleminderit. ( i jep lekët)
Gjinekologia– Kthehu prapë, të marrësh ndonjë masë më të rëndësishme.
O zemra ime, ke ardhur në kohën e duhur se kalon dhe një javë, vjen tamam. Ajo që do ta bëjë (abortin) do të sqarojë më shumë. Ti je fëmija im.
Qytetarja – Faleminderit shumë!
Qytetarja shkon në një laborator për të bërë analizën e Beta HCG-së, për të provuar nëse është shtatzënë, ashtu si pretendoi gjinekologia Balili.
Qytetarja – Desha të bëja këtë analizën e BHCG-së, këtë të shtatzënisë.
Erdha për këtë analizën. Ka dalë ajo? Si ka dalë?
Gjinekologia – Negative ka dalë.
Për të provuar sërish faktin që qytetarja nuk është shtazënë, këtë herë i drejtohet maternitetit “Koço Glozheni”.
Mjeku – Çfarë problemi ke, për çfarë po e bën ekon?
Qytetarja – Dyshoj për shtatzëni.
Mjeku – Po s’duket pra. Çohu, dil përjashtë!
Kamera e emisionit “STOP” shkon sërish te gjinokologia Nina Balili, por këtë herë e vendosur në një femër tjetër.
Qytetarja – Përshëndetje! Ju jeni doktoresha? Doja të bëja një eko barku.
Gjinekologia – Pse? Ça problemi ke?
Qytetarja – Në fakt kam patur kështu, si marrje mendsh, si përzierje.
Gjinekologia – Dyshon për ndonjë gjë?
Qytetarja – Dyshoj për shtatzëni.
Gjinekologia – Këtu del dyshim shtatzënie.
Emisioni “STOP” shfaqi me zë e figurë se si kjo gjinekologe mashtron vajzat, duke u thënë se janë shtatzënë e duke u dhënë pilula.
Rubena Moisiu, specialiste gjinekologe, tregon se pilulat, që u janë dhënë vajzave “shtatzënë”, kanë efekte anësore të menjëhershme.
“Dhimbje të forta barku, në formë krampesh në fund të barkut, hemoragji abondante, që mund të jetë në sasi shumë më të shtuar se sa një cikël normal menstrual, ndjenjë të fikëti, të vjella e deri në diare ndonjëherë.”
Ndërsa më pas ndikojnë në ciklin menstrual, duke i çrregulluar. Specialistja thekson se këto efekte mund të jenë më të rrezikshme te një femër që nuk është shtatzënë, duke rrezikuar edhe në shtatzënitë e ardhshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
Te vdesi ne burg duke i dhene nga keto kokrrat cdo muaj kesaj plehres plake