FOTO/ Burgjet e grave në Shqipëri gjatë komunizmit dhe fundi i repartit...

FOTO/ Burgjet e grave në Shqipëri gjatë komunizmit dhe fundi i repartit nr. 318

645
0
Shares
Nga Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

Gjatë viteve të diktaturës komuniste, vuajtën dënimet e dhëna nga gjykatat një numër i madh grash.
Në vitet 1944 – 1950 pranë çdo burgu ekzistonin një apo disa dhoma të posaçme ku vuanin dënimin gratë.
Në vitet 1950 – 1966 gratë vuajtën dënimin te Punëtoria Qendrore e Artizanalit në rrugën “5 Maji” në Tiranë, e specializuar për kryerjen e punimeve të ndryshme artizanale, e cila u vendos në ish-fabrikën e cigareve “Flora” të Ibrahim Biçakçiut. Rreth 30 – 40 % e të burgosurve të efektivit të këtij reparti ishin gra. Ato punonin kryesisht si rrobaqepëse dhe në bujqësi (dërgoheshin në Valias).
Në vitin 1966 u çel në Qytetin Stalin (sot Kuçovë), reparti nr. 318 i specializuar vetëm për gratë. Në këtë repart gratë punonin kryesisht në bujqësi.
Në vitin 1976 reparti u zhvendos në Kosovë të Elbasanit, i konceptuar me dy godina kryesore për të dënuarat ordinere dhe politike si dhe një godinë për kuzhinën.
Në maj 1990, meqë numri i grave ishte ulur ndjeshëm nga amnistia e vitit 1989, të burgosurat e pakta u zhvendosën në repartin nr. 325 Tiranë.
Në repartin nr. 318 erdhën të dënuarit e Burgut nr. 321 të Burrelit, 71 të dënuar politikë dhe 11 ordinerë. Disa nga të dënuarit politikë ishin Spartak Ngjela, Skënder Shehu, Fadil Paçrami, Nesti Nase, Rahman Parllaku, Kiço Ngjela, Lipe Nashi, Sadik Bekteshi, Fatos Lubonja.
Me fillimin e vitit 1991 të burgosurit politikë u liruan hap pas hapi, të fundit e tyre më 17 mars 1991.

Bashkëlidhur e vitit 1990 një foto nga Reparti nr. 318 Kosovë. Dhoma e takimeve ka të shkruar parullën: “Të zhvillojmë drejt dhe me vendosmëri luftën e klasave”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY