EMRI & FOTO/ Maqedoni, arrestohet kryetari i bashkisë shqiptare

EMRI & FOTO/ Maqedoni, arrestohet kryetari i bashkisë shqiptare

188
0
Shares

Arrestohet në mënyrë të përsëritur në Maqedoni, kryetari i bashkisë shqiptare, të Pustecit, Edmond Themelko.
Sipas medieve lokale, Edmond Themelko është arrestuar pak momente më parë nga policia pasi gjykata dje kishte kërkuar masën e paraburgimit dhe menjëherë pas kërkesës së gjykatës ishte lëshuar një flet-arrest ndërkombëtar.
Kreu i Pustecit, Edmond Themelko është akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore, raporton ALSAT.
Përveç Temelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkovska­Boshkovska dhe Mile Janakieski. Në mesin e 20 të akuzuarve janë edhe Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Përveç ish krerëve të VMRO DPMNE­së janë akuzuar edhe funksionarë të BDI­së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.
Kryetari i bashkisë së Pustecit ka përfunduar pas hekurave në Maqedoni, edhe në shkurtin e vitit 2016. Ai u arrestua edhe atëherë, për të njëjtën akuzë por një ditë më pas u la i lirë nga gjykata e Shkupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY