Itali, drogë poshtë sediles së makinës, dështon “arratisja” e dy shqiptarëve

Itali, drogë poshtë sediles së makinës, dështon “arratisja” e dy shqiptarëve

134
0
Shares

Gjatë një shërbimi normal patrullimi të territorit, pasditen e djeshme një patrullë e Skuadrës së Ndërhyrjes së Shpejtë në Modena, Itali është ndeshur me një makinë që ka shtuar shpejtësinë sapo ka parë policinë. Por “Toyota Yaris” nuk ka përshkruar shumë rrugë, policët i kanë bllokuar pak metra më tutje gjatë rrugës “San Giuliano”.
Dy burrat në bord të makinës u zbritën nga policia dhe u identifikuan si A. K., 21 vjeç i padënuar më parë dhe F. K., 32 vjeç me precedent penalë. Sjellja e tyre ka bërë që policët të kenë dyshime dhe të kontrollojnë imtësisht makinën, duke zbuluar të fshehur nën sedile dy vende të fshehta ku ishin 600 gram marijuanë si dhe një dozë kokainë.
Droga u sekuestrua, ndërsa dy shqiptarët që ishin me dokumente të rregullta janë dërguar në qeli në pritje të vlerësimit të arrestit.
Sipas policisë, droga ishte e destinuar për shpërndarësit lokalë, hallkat e fundit të zinxhirit që më pas do e shpërndanin tek klientët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY