DETAJE/ Pogradec, vrau gruan me sqepar, reagon mjeku: Ja kartela mjekësore e...

DETAJE/ Pogradec, vrau gruan me sqepar, reagon mjeku: Ja kartela mjekësore e Bashkimit

190
0
Shares

Mjeku i fshatit Blacë të Pogradecit, Festim Oshafi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë ku Bashkim Mekolli masakroi gruan e tij, 49-vjeçaren, Demirkë Mekolli.
Ndryshe nga babai i vrasësit, Nexhdet Mekolli, i cili deklaroi se ngjarja e rëndë mori shkas nga gjendja e rënduar mendore (depresioni) e të birit, Oshafi bëri me dije për “Gazeta Shqiptare” se autori i krimit rezulton të jetë i shëndetshëm. Në bazë të kartelës mjekësore, 49-vjeçari Bashkim Mekolli nuk ka pasur probleme psikike, por vetëm shqetësime që vinin nga konsumi i lartë i alkoolit.
“Personi në fjalë nuk ka pasur çrregullime të shëndetit mendor, por probleme të alkoolizimit. Bashkimi dhe familjarët e tij shpesh kanë kërkuar këshillimin tim profesional, dhe së fundi kanë kërkuar një rekomandim për t’iu drejtuar mjekut specialist, pasi ai konsumonte alkool së tepërmi dhe kishte kohë që kishte krijuar varësi”, u shpreh mjeku Festim Oshafi.
Nga ana tjetër, edhe familjarët e vrasësit e pranojnë se e kanë kërkuar këtë rekomandim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY