DETAJE/ Pogradec, vrau gruan me sqepar, flet daja i autorit: Bashkimi kërcënoi...

DETAJE/ Pogradec, vrau gruan me sqepar, flet daja i autorit: Bashkimi kërcënoi me jetë dhe babanë e tij

154
0
Shares
Zija Jesku

Pas vrasjes së 49-vjeçares dy ditë më parë nga bashkëshorti i saj, ka reaguar dhe daja i autorit të krimit makabër.
Zija Jesku, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” pohoi se Demirkë Mekolli ishte grua shumë e mirë, e urtë, punëtore dhe që mbante familjen me të ardhurat që siguronte nga mbledhja e bimëve medicinale.
Gjithashtu, Jesku u shpreh se nipi i tij nuk punonte, pinte alkool dhe ishte shumë xheloz e agresiv.

Zoti Zija, si e njihnit Demirkën, si sillej ajo me nipin tuaj?
Ishte një zonjë grua dhe nënë shumë e mirë. Ishte grua që, përveç problemeve me burrin, duhej të mbante mbi supe edhe barrën e gjithë familjes dhe ekonominë. Demirka siguronte pak të ardhura nga mbledhja e bimëve medicinale dhe me to përpiqej të përballonte jetesën. Ajo disa herë ishte përpjekur që ta bindte edhe të shoqin të bënte të njëjtën punë, pasi kjo do u siguronte të ardhura, por ai kishte shkuar vetëm disa herë dhe pjesën tjetër të kohës ajo ngjitej në mal e vetme.

Si ndodhi ngjarja?
Demirka ka qenë duke larë enët në oborr kur është goditur me sqepar pas koke nga bashkëshorti agresiv. Unë e kisha nip, por e vërteta është kjo: ai shpesh e dhunonte atë dhe bëhej xheloz kot së koti. Ajo ishte një grua kokulur, që i kishte dalë zot familjes, pasi Bashkimi nuk punonte. Demirka shkonte në mal që të mblidhte bimë medicinale, ndërsa nipi im ngrinte hipoteza që ajo e tradhtonte dhe vetëm grindej me të.

Çfarë bëri Bashkim Mekolli pasi goditi gruan e tij?
Pasi e kishte goditur në kokë dhe kishte kuptuar që e kishte vrarë, ai i ka telefonuar motrës së Demirkës që është në Itali dhe që mban djalin e tyre. Ai i ka thënë se motra e saj kishte vdekur nga një infarkt. Më pas ka lajmëruar kunatën (gruan e vëllait të tij) dhe i ka thënë ‘lajmëro policinë, se vrava gruan’. Kur kanë mbërritur vëllai i tij dhe babai, Bashkimi i ka kërcënuar se do i vriste edhe ata.

I dhunoi edhe ata?
Jo, ai mbante në dorë një sqepar dhe një thikë, por i vëllai e ka kapur dhe e ka shtrirë përtokë. E mbajti ashtu derisa ka ardhur policia dhe e ka arrestuar. Nuk di çfarë të them më tepër, jam shokuar nga kjo që ndodhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY