Del shifra e parave të drogës, ja sa tejkalon buxhetin e shtetit

Del shifra e parave të drogës, ja sa tejkalon buxhetin e shtetit

53
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sonte se shifrat e drogës në Shqipëri tejkalojnë buxhetin e shtetit të viti 2016 me afro 30 për qind. I ftuar në emisionin “Komiteti”, ka folur për dukurinë e prodhimit dhe trafikimit masiv të kanabisit në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Duke iu referuar BBC, Basha tha se prodhimi i drogës vitin e kaluar në Shqipëri, kap shifrën e 5 miliard eurove në vlerë rruge, sipas burimeve që përfshijnë edhe ato të inteligjencës. Gjithashtu kreu i PD-së përmendi vlerën minimale të drogës në vlerë rruge, ku sipas më dashamirësve ndaj qeverisë, rreth 1 miliardë euro, deklaroi Basha.

Lideri i opozitës, përgjegjësinë e vë mbi Kryeministrin Rama për këtë kanabizim të vendit. Sipas tij ky është një efekt anësor i paktit që Rama ka bërë me krimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY