VIDEO/ Basha: Rama ka shkurtuar punonjësit e strukturave të Vettingut, po saboton...

VIDEO/ Basha: Rama ka shkurtuar punonjësit e strukturave të Vettingut, po saboton proçesin

102
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar sot për mediat se Kryeministri Edi Rama ka shkurtuar punonjësit e strukturave që do të kryejnë procesin. Basha u shpreh se Rama paguan në Kryeministri një administratë më të madhe se ajo e Trump për sharës me pagesë. ndërsa për procesin e Vetingut nuk u gjetkan para për të mbështetur organet e Vetingut. 

Prononcimi i Bashës

Organet e Vetingut kanë bërë një kërkesë për të mbështetur shqyrtimin e integrimit të pasurisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve me qëllim që drejtësia të pastrohet nga të korruptuarit. Edi Rama ka vendosur ta sabotojë që në hapin e parë zbatimin e Vetingut. Me urdhër të Ramës janë shkurtuar kërkesat. Edhe sot e dëgjuam se thoshte se me këtë mbron taksapaguesit. Por ai paguan në Kryeministri një administratë më të madhe se ajo e Trump. Para për sharës me pagës ka, qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë hidhen për njerëz që nuk sjellin asnjë të mirë – ndërsa për procesin e Vetingut nuk u gjetkan para për të mbështetur organet e Vetingut. Ky është akt djallëzor. Pa këshilltarët që të mundësojë procesin e sbpejtë, Vetingu do të mbetet në duart e Edi Ramës. Ne e votuam Vetingun më 22 korrik të vitit të kaluar; Komisionet janë votuar në qershor me votën e PD-së. Ne votuam në Komisionin e Ligjeve që këto komisione të kenë mbështetjen e duhur financiare. Ndaj, shapin nga sheqeri e ndajnë faktet. Ai po saboton që në hapin e parë Vetingun; ai duhet të ndajë mendjen se s’mund të jetë dhe me bandat, dhe me drejtësinë. O me bandat – o me drejtësinë! Ne kemi zgjedhur fuqishëm të jemi në mbrojtje të drejtësisë. Ndaj të enjten ne do të vendosim atë që kanë propozuar organet e pavarura të Vetingut, që ato të mos jenë në dorë të bandave.” 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY