Përplasja mes Gjanës dhe Mezinit, Basha tregon çfarë ndodhi në kryesi

Përplasja mes Gjanës dhe Mezinit, Basha tregon çfarë ndodhi në kryesi

132
0
Shares

Konfrontimi mes Jemin Gjanës dhe Sekretares për Organizatat Partnere në PD dhe njëkohësisht anëtare e Kryesisë, Valbona Mezini në mbledhjen e Kryesisë u bë lajmi i ditës në media. Madje u perfol dhe për një sulm fizik nga ana e Gjanës ndaj Mezinit. Por kreu i Partisë ademokratike, Lulzim Basha ka mohuar te ketë pasur konfrontim fizik. I ftuar në  “Studio e Hapur” në News24, Basha thotë se gjithçka është fryrë dhe se ka qenë një moment tensioni.

“Nuk ka pasur konfrontim fizik, është një fryrje e bërë me qëllim apo qëllim mbetet për t’u parë. Pati një moment tensionimi, por s’ka patur në asnjë moment dhunë fizike. Ky ka qenë një moment i tejkaluar, që nuk duhet të ndodhte dhe dominoi ciklin e lajmeve dhe sfumoi lajmin që kryesia e PD doli me një vendim unanim. Kujtojmë se është raportuar edhe për nxjerrje armësh në kryesinë e PS-së. Pyeta disa anëtarë të kryesisë pasi mbaroi mbledhja dhe më thanë që ishte e lodhshme, por se ndiheshin mirë, sepse pati debate, por pati unanimitet. Mendimi im është ky që pas një situate të vështirë ku ndodhet opozita, PD-ja natyrisht që tensioni reflektohet në një mbledhje të parë të kryesisë, por në tërësi debati ka qenë cilësor”,- u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY