Policia shkatërron bandën e tmerreve në Lezhë

Policia shkatërron bandën e tmerreve në Lezhë

147
0
Shares

Policia e Lezhës ka shkatërruar një bandë hajdutesh. Ata jane te mitur por autore te shume vjedhjeve ne qytet. Dy anëtarë janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë.  Në pranga janë vënë: D.Gj., 16 vjeç, banues në Mirditë dhe A.P., 14 vjeç, banues në Lezhë. Arrestimi i tyre u krye, pasi më 24 shtator, janë identifikuar si autorë të dyshuar të vjedhjes dhe më pas braktisjes së mjetin  “Citroen”, në pronësi të E.Gj., bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia lokale. Gjithashtu, në vijim të hetimeve, u proceduan penalisht edhe:

A.L. 17 vjeç, banues në Lezhë;

E.L. 23 vjeç, banues në Kurbin.

Këta dy të fundit, në bashkëpunim me të arrestuarit, dyshohet të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera si:

– Më datë 26.05.2017, gjatë natës, në Zejmen, kanë  vjedhur me thyerje lokalin “Llotosport”, ne pronesi te shtetasit A.K. ku kanë marrë 7 Televizore, me vlerë 200.000 lekë ( të reja);

– Më datë 22.08.2017,në Lezhë, kanë vjedhur mjetin kamion në  pronësi të shtetasit P.L.;

– Më datë 08.09.2017,në Lezhë ,  gjatë nates, kanë tentuar të vjedhin mjetin Volksëagen në pronësi të shtetasit G.B.;

Vazhdojnë hetimet për sigurimin e provave materiale si dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Ndërsa materialet proçeduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY