Euro tërheq sërish vëmendjen, forcohet në tregun vendas

Euro tërheq sërish vëmendjen, forcohet në tregun vendas

265
0
Shares
Foto Ilustruese

Euro është këmbyer sot në vend me 133.76 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke u rikthyer në nivelin e këmbimit të javës së kaluar. Monedha e përbashkët është zhvlerësuar në tregjet ndërkombëtarë ndikuar dhe prej zhvillimeve politike në Gjermani, ku kancelarja Merkel e fitoi shumicë më  ngushtë se në mandatin e kaluar. Megjithatë, edhe pse monedha e përbashkët është zhvlerësuar në tregjet ndërkombëtare, në tregun vendas rënia në ditën e sotme ka qenë thuajse e papërfillshme. Euro ka filluar të forcohet në tregun vendas, por pa e kaluar pragun prej 134 lekësh, ku për herë të fundit e kapi në fillim të qershorit. Më pas euro vijoj zhvlerësimin në vend, ku sipas aktorëve të tregut u ndikua kryesisht nga shpenzimet e zgjedhjeve, që këtë here u kryen në valutë dhe më pas nga fluksi i turistëve dhe i emigranteve. Duket se monedha e përbashkët ka nisur të forcohet në tregun vendas, ku që prej fillimi të shtatorit këmbehet mbi nivelin e 133 lekëve. Për sa i përket monedhës së gjelbër amerikane, sot është këmbyer në tregun vendas 112.5 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Dollari amerikan ka pasur një periudhë të dobët në tregjet ndërkombëtare, gjë që është reflektuar edhe në tregun vendas. Nga fillimi i viti deri në ditët aktuale, dollari është zhvlerësuar me më shumë se 17 lekë në vend.

kk 25 shtator

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY