Lezhë, Gjykata 27 vite burg për vrasësin e parukieres

Lezhë, Gjykata 27 vite burg për vrasësin e parukieres

137
0
Shares

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me 27 vite burg Alfred Nikollin për vrasjen e Eteleva Ndoka.
Po ashtu gjykata ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Gjok Nikolli për veprën penale përkrahje e autorit te krimit.
Më 11 shtatorë të 2016 Nikolli vrau në parukerinë e saj Etleva Ndoka 28 vjeç, parukiere dhe pronare e sallonit të bukurisë me emrin ‘Eva’.
Alfred Nikolli dhe e ndjera Etleva Ndoka kishte një lidhje intime jashte martese.
Etleva Ndoka, nënë e një fëmije të mitur, e martuar akuzohej nga Alfred Nikolli se kishte një lidhje tjetër të tretë.
Ndoka e Nikolli kanë debatuar ashpër në sallonin e bukurisë ku Alfredi hyri i armatosur.
Pas debatit ai ka shkrehur armën në drejtim të Etlevës duke e lënë të plagosur.
Ajo humbi jetën pak pasi mbërriti në spitalin e Lezhës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY