Pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar nga qelia edhe Presidenti i kësaj force politike, Ilir Meta në lidhje me çështjen CEZ-DIA.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se Blushi ka bërë publike vetëm një pjesë të vogël të materialeve që, sipas tij, ekzistojnë për këtë çështje. Ai theksoi se bëhet fjalë për qindra dokumente, shkresa dhe dëshmi që provojnë natyrën dhe funksionimin e kompanisë DIA.
Sipas Metës, këto materiale tregojnë se kontrata CEZ-DIA është lidhur falë lidhjeve ndërkombëtare të kompanisë, përfshirë garancitë dhe përvojën e saj në tregjet e huaja, si dhe strukturën e saj aksionare.
Ai përmendi gjithashtu rolin e disa individëve të lidhur me kompaninë mëmë, duke theksuar se këta kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në administrimin dhe vendimmarrjen e DIA-s në Shqipëri.
Në reagimin e tij, Meta ngriti shqetësimin edhe për ecurinë e një padie të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke theksuar se ajo nuk po trajtohet nga organet e drejtësisë.a.b



