Raportimet për një vizitë të Ivanka Trump në Vlorë rezultojnë të pavërteta, pasi ajo është parë vetëm pak orë më parë në Shtetet e Bashkuara, në një event sportiv në Miami.
Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq pranë ringut në një ndeshje të UFC-së, i shoqëruar nga fëmijët e tij Ivanka, Tiffany dhe Donald Trump Jr., si edhe nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Më herët gjatë ditës, në media dhe rrjete socialenë Shqipëri qarkulluan lajme se Ivanka Trump kishte mbërritur në Vlorë dhe pritej të zhvillonte një takim me kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, pamjet e publikuara nga eventi UFC 327 në Miami tregojnë qartë praninë e saj në SHBA, duke hedhur poshtë këto pretendime.
Edhe diferenca kohore e bën të pamundur një lëvizje të tillë. Eventi në Miami nisi rreth orës 21:00 sipas orës lokale në SHBA (03:00 me orën e Shqipërisë), çka përjashton mundësinë që ajo të ketë udhëtuar drejt Shqipërisë në të njëjtën kohë.
Në këtë mënyrë, raportimet nga media afër qeverisë, për një vizitë të Ivanka Trump në Vlorë rezultojnë “fake news”, të pambështetura në fakte.a.b





