Lezha sot është zgjuar e mbytur nga një erë e rëndë dhe e padurueshme, një realitet që qytetarët po e përjetojnë prej vitesh dhe që tashmë ka kaluar çdo kufi normaliteti.
Burimi i kësaj ndotjeje është i njohur për të gjithë: fabrika e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore në lagjen “Skënderbeg”, e cila prej kohësh po ndot ajrin dhe po rrezikon seriozisht shëndetin e banorëve.
E njëjta situatë shqetësuese raportohen edhe në Shëngjin, ku banorët përballen çdo ditë me të njëjtin problem, pa asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.
Ndërkohë që qytetarët ankohen dhe kërkojnë zgjidhje, institucionet mjedisore vijojnë të heshtin. Heshtje që rëndon edhe më shumë situatën dhe rrit mosbesimin tek ata që kanë detyrimin të mbrojnë shëndetin dhe mjedisin.
Shpresoj që këtë aromë ta ndjejë edhe Kryeministri, përtej propagandës dhe axhendës partiake që pritet të shfaqet sot në Lezhë. Per interesa të ngushta të një grupi njerëzish të lidhut me pushtetin nuk mund helmohet e gjithë zona dhe të injorohet zëri i mijera qytetarëve.
Lezha nuk ka nevojë për fasadë, tallava dhe fjalë boshe, por për ndërhyrje urgjente dhe zgjidhje konkrete.#GG#.





