Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për revokimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si SASPAK, ku Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-ministrin për përfshirje në skemën e dyshuar të abuzimit me fondet e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian.
Gjatë seancës në GJKKO, mbrojtja e Beqajt kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, duke argumentuar se nuk ekzistojnë më kushtet për vijimin e “arrestit në burg”. Megjithatë, gjykata vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke lënë në fuqi masën e mëparshme.



