GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar në mungesë biznesmenin Rezart Taçi për veprat penale të pastrimit të produkteve të veprës penale dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.
Sipas vendimit të gjykatës, Taçi është dënuar me 11 vite burgim për akuzën e pastrimit të produkteve të veprës kriminale. Ndërkohë, për akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, gjykata ka vendosur dënimin me 2 vite burg.
Në përfundim të gjykimit dhe pas bashkimit të dënimeve, gjykata ka vendosur që dënimi përfundimtar për biznesmenin të jetë 11 vite burgim. a.b



