Në 30 mars në qendrën e konferencave Nieuwspoort në Hagë, drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian z. Gert-Jan Koopman, panelist në debatin “Hollanda dhe Europa mes blloqeve të fuqive botërore” foli për ecurinë e zgjerimit të BE. Për Shqipërinë ai tha se “po bëhen reformadhe po shënohet një përparim pa precedent; kemi kaluar nga zero në hapjen e të tërë kapitujve brenda një viti, pra me shpejtësi të paimagjinueshme. Pritshmëria e Shqipërisë ështëmbyllja e kapitujve brenda v2027 çka sugjeron se do e ruajnëritmin e reformave”.
Dy ditë më vonë COELA ose “Grupi i punës për Zgjerimin në Këshillin e BE” (pra i përbërë nga shtetet anëtare) refuzoipropozimin e Komisionit Europian për të aprovuar IBARin(raportin e ndërmjetëm vlerësues të treguesve) e Shqipërisë, i cili do të lejonte avancimin e negociimit të kapitujve dhe eventualisht mbylljen e tyre. Nëntë shtetet anëtare qëkundërshtuan (Austria, Bullgaria, Finlanda, Gjermania, Greqia, Holanda, Luksemburgu, Polonia, Suedia) paraqitënmotive të ndryshme nga abuzimet me fondin IPARD tek atome pronat por leitmotiv i përbashkët ishte dosja Balluku: mbrojtja me imunitet parlamentar që KM Rama e mazhorancai dha të pandehurës si dhe p/ligji që mbron a priori qeveritarëtnga veprimi i gjyqësorit në rast dyshimi për kriminalitet.
Kontrasti midis deklaratave optimiste të z. Koopman dhe qëndrimeve argumetuese jo-pozitive të një grupi shteteshanëtare, të cilët përbëjnë një shumicë bllokuese në Këshill, është i dukshëm. Ky kontrast ka nevojë të shpjegohet.
Së pari lipset të themi se premisa e 9 shteteve anëtare është e vertetë. Ata e shprehin në gjuhën profesionale të zyrtarëve të tyre si “progres i pamjaftueshëm për një IBAR pozitiv”. Kush jeton në Shqipëri dhe ka dy pare mend e një fije ndershmërie do e formulonte ndryshe konstatimin: p.sh. Shqipëria ndodhet në një regjim autoritar e kleptokratik (RAK) me elemente të mbetur pluralizmi në politikë e media dhe që nuk ka fare lidhje me parimet e vlerat themelore të Europës. Këtë konstatim tashmë e pranojnë publikisht ose privatisht edhe ata që përkrahin partinë në pushtet dhe përfitojnë nga regjimi (një pjesë syresh ja vë fajin për këtë shoqërisë, opozitës, medias, ndëkombëtarëve e kujtdo tjetër përveçse partisë në pushtet e shefit të saj). Ndërkohë që gabimisht kritika fokusohet tek korrupsioni i zyrtarëve, i cili është vetëm një pasojë, vetëmnjë nga pasojat, e kapjes së shtetit. Kjo e fundit po ilustrohet me shembuj ngjethës nga rasti AKShI: sipas të dhënave operative bandat që kontrollonin sistemet informatike shtetërore manipulonin sistemin kufitar TIMS në mënyrë që persona në kërkim të kalonin kufirin pa problem; apo që magjistratëve nën veting t’u “zhdukeshin” pronat “e tepërta” në Kadastër, prona që rishfaqeshin në sistem mbas konludimittë suskesshëm të vetingut. Kundrejt këtyre rasteve vjedhja e 20 apo 30 milionë euro taksapará zbehet.
Së dyti konstatimi i gjendjes në Shqipëri me gjuhë diplomatike apo direkte e ekspozon prezantimin e Koopman-it si jo-realist, iluzionist e propagandist. Praktikisht ai po i shet sapunin për djathë Këshillit dhe Parlamentit Europian (të cilët duhet të vendosin për propozimet e Komisionit) dhe, meqë flet publikisht, edhe opinionit publik në BE e në Shqipëri.
Së treti: Koopman nuk është i vetëm në Komisionin Europian me të tilla sendërgji; nëse ju kujtohet tre javë mbas marrjes së pandehur të Ballukut ambasadori i BE në Tiranë z. Gonzato i pyetur në Top Channel për rastin foli vetëm parimin e “prezumimit të pafajsisë” dhe aspak për përgjegjësië shtetërore, llogaridhënien e pushtetit, qeverisjen e mirë dhe besimin e publikut. Pak ditë mbasi Gjykata e pezulloi Ballukun nga detyra Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos tha se reagimi i qeverisë ishte i duhuri (një ditë më parë KM Rama në prani të saj deklaroi se do e ankimonte pezullimin në Gj. Kushtetuese). Mbasi IBARi u vu në pikëpyetje (fund dhjetori 2025) këta të fundit po e relativizojnë korrupsionin/kriminalitetin zyrtar jo si përgjegjësi penale individuale e ofiqarit përkatës por si problem i (mos)reagimit shoqëror.
Së katërti: Komisioni Europian nuk e ka për herë të parë kontrastin me Këshillin e Parlamentin Europian në vlerësimin e Shqipërisë. Deri në vitin 2019 Komisioni propozoi tre herë çeljen e negociatave por pa sukses. Deputetë gjermanë të CDU kishin ardhur disa herë në Shqipëri në misione fakt-mbledhëse dhe kishin konstatuar një situatë tjetër nga cfarë e paraqisnin progresraportet bojë rozë të Brukselit. Këtu marrin zanafillën “9 kushtet e Bundestagut” që në vijim u bënë “15 kushtet e Këshillit Europian” dhe u konfirmuan në rezolutën Shqipëria 2020 të Parlamentit Europian.
Së pesti edhe më e rëndësishme është pyetja pse sillet kështu Komisioni Europian. Përgjigja më e thjeshtë është gjeopolitika e re. Padyshim që kjo ka rolin e vet por të mos harrojmë se kjo sjellje, siç u tha më lart, është demonstruar tek ne vite përpara kundër agresionit të Putinit kundër Ukrainës. Më me gjasë motivi është nevoja politike e Komisionit për një histori suksesi të vetën e cila do të justifikonte punën, investimin dhe veten si institucion. Edhe kur realiteti nuk është i tillë ai thjesht injorohet dhe përmes fuqisë burokratike dhe me cinizëm krijohet një realitet paralel e virtual. Kuptohet me dëme jo të vogla të vlerave europiane në shtetet kandidate.
Së fundmi kjo sjellje e Komisionit reflektohet edhe tek qeveria. Insistimi miop e vetësiguria e Komisionit për çeljen e negociatave bënë që KM Rama në v2018 të shpërndante dekorata disa ambasadorëve shqiptarë e të hapte shampanjë duke u bërë qesharak, ndërkohë që negociatat u çelën vetëmmbas shtatë vjetësh. Po kështu aktualisht KM, ministri e kryenegociatorja në debatet publike mohojnë me zell të paepur që ka probleme apo vonesa me BE duke ju referuar shpesh deklaratave a la Koopman. Por këto janë lule kur mendon se iluzionet e Brukselit fatkeqësisht mund të shërbejnë si inkurajim për më shumë Ballukë dhe Agasë në Tiranë.
Genc Pollo, President i Paneuropa-Shqipëri



