Avokati i Ballukut
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të gjykatës.
Balluku kishte ankimuar masën e vendosur ndaj saj, duke kërkuar rikthimin në detyrë, por trupi gjykues i Apelit ka vendosur të mos e ndryshojë masën, duke e konsideruar të bazuar vendimin e shkallës së parë.
Vendimi aktualisht nuk ka efekt pasi Balluku është shkarkuar nga detyra. Por ky vendim parandalon emërimin e saj sërish në detyrë që kishte apo në ndonjë detyrë tjetër. a.b




