Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se PD do kërkojë përgjysmim e ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës që është i zhytur në naftë.
“Ndërhyrja është një emergjencë.
Dhe nuk e zgjidh, imagjinoni edhe akcizën e ka të lidhur me inflacionin. E indekson me inflacionin.
Pra, PD qëndron e vendosur në hapin e parë përgjysmimin e ngarkesës fiskale.
Ne duhet të zbresim tek ngarkesa fiskale, të cilat garantojnë çmime të përafërta, por më të ulëta se sa në vendet e tjera përreth që nuk kanë një litër naftë dhe që nuk paguajnë transportin nga Durrësi në Prishtinë apo nga Durrësi në Tetovë.
Nafta pra qëndron si ndëshkim me taksat e saj mbi pensionistët në tërësi, mbi të gjithë qytetarët me rritjen e çmimeve të konsumit.
Është një problem madhor kështu që ne në parlament do dorëzojmë amendamente dhe ligje, sikundër do kërkojmë një hetim për autoritetin e konkurrencës, i cili është i zhytur në naftë”, deklaroi Berisha.m.k




