Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjet prerës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal të Shkodrës janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se janë goditur me thikë. Të dy ndodhen aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se të rinjtë janë plagosur gjatë një konflikti të çastit në lagjen “Qemal Stafa”.m.k



