Eralbi Breçani, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge, është arrestuar në Spanjë.
Sipas informacioneve, Breçani është paraqitur vetë në një nga stacionet policore në Spanjë, ku është vetëdorëzuar para autoriteteve vendase.
Ai ishte në kërkim në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për një dosje që lidhet me trafikun e lëndëve narkotike.
Në të njëjtën çështje përmendet edhe Ervin Mata, i njohur ndryshe si “Boli”, i cili është kunati i Eralbi Breçanit. Të dy dyshohen nga hetuesit si të përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës.a.b



