Gjykata e Tiranës ka vendosur të heqë masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, Rigers Sheqeri.
Me këtë vendim, Sheqeri rikthehet në krye të IMT-së, duke rifilluar ushtrimin e detyrës që kishte lënë për shkak të masës së vendosur më herët nga organet e drejtësisë.
Trupa gjykuese vendosi ndryshimin e masës së sigurisë, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në funksionin drejtues në institucionin që mbikëqyr zbatimin e ligjit për ndërtimet dhe mbrojtjen e territorit në kryeqytet.
Rigers Sheqeri ishte pezulluar më herët nga detyra në kuadër të një hetimi, ndërsa me vendimin e fundit të Gjykatës së Tiranës ai do të vijojë punën në krye të IMT-së.



