Me rastin e 35-vjetorit të masakrës së 2 Prillit 1991 në Shkodër, kreu i PD, Sali Berisha tja se sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë.
DEKLARATA/ Sot pas 35 viteve, prindërit, familjarët e tyre e kanë të hapur plagën e rëndë të humbjes së tyre 35 vite më parë dhe asgjë atë plagë nuk mund ta mbyllë.
Por, duhet të jetë një ngushëllim për ta sepse martirizimi i tyre në këtë shesh 35 vite më parë u shndërrua në dritë, hapi rrugën që shqiptarët të votojnë të lirë.
Bëri të mundur që shqiptarët me votën e tyre të përmbysin regjimin më mizor që Europa kishte njohur pas luftës së dytë botërore.
Masakra e 2 Prillit pati një jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.
Kauza që mbrojtën Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Beshanaku, Besnik Ceka, u bë një kauzë e njerëzve të lirë në mbarë botën. Në Kongresin e SHBA, në Parlamentin Europian, në Asamblenë e Këshillit të Europës, njëra pas tjetrës u miratuan rezoluta në nderim të martirëve të Shkodrës, të martirëve të 2 Prillit, në mbështetje të Shkodrës dhe të shqiptarëve që donin të çliroheshin nga diktatura komuniste.
Sot asgjë nuk mbyll plagën e hapur nga dora kriminale e diktaturës dhe vrasësve të saj 35 vite më parë.
Por sot ju siguroj se bijtë tuaj, bijtë e Shkodrës janë më të gjallë se kurrë në kujtimin tonë, në nderimin tonë.
Vepra e tyre është sot më frymëzuese se asnjëherë më parë, është kushtrim i vërtetë për të gjithë shqiptarët që të sakrifikojnë për votën e lirë.
Të dashur miq, 3 vite para se martirët e 2 Prillit të flijoheshin në këtë shesh dhe mbi 87 qytetarë të Shkodrës të plagoseshin në një masakër të vërtetë nga falangat e krimit, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, skulptori kriminel komunist, firmosnin varjen në litar të një poeti disident dhe varjen në publik si akt urrejtje ndaj tij sepse ai kishte shkruar vargje për Kosovën, sepse ai kishte shkruar vargje për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, për dinjitetin e tyre. Vargjet për frymën e Helsinkit që shpresonte se do frynte në viset tona.
Sot, pas 35 vitesh në pushtet është bastardi i tij, është Edi Rama, i cili në shembullin më të zi të baballarëve të vet ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij.
Përdor pushtetin për t’u pasuruar.
Përdor pushtetin për të legjitimuar vjedhjen, plaçkitjen e shqiptarëve, për të shndërruar votën në një farsë të shëmtuar.
Në këtë kuadër, kurrë më shumë se sot nuk është aktuale, nuk është më aktuale, më frymëzese, sakrifica e martirëve të 2 Prillit, martirëve të votës së lirë.
Ndaj dhe ne jemi të betuar, PD është e betuar se misioni i saj kryesor është rikthimi i votës së lirë tek shqiptarët.
Kam besim të madh se Shkodra do të përmbushë këtë mision më mirë, më me vendosmëri se çdo qytet tjetër i këtij vendi.a.b





