Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kosova përballë Turqisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët synojnë kualifikimin historik në Botëror

31/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbrëmja e sotme është vendimtare për Kombëtaren e Kosovës, e cila në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me Turqinë në një ndeshje që mund të hyjë në historinë e futbollit kosovar.

“Dardanët” janë vetëm një hap larg realizimit të një ëndrre të madhe: kualifikimit në Kupën e Botës 2026. Një arritje e tillë do të ishte historike për Kosovën, që vetëm në vitin 2016 u pranua zyrtarisht në UEFA dhe FIFA.

Atmosfera në Prishtinë oshte gjithë dotën elektrizuese, me stadiumin që do të mbushet plot nga tifozët që do të mbështesin skuadrën në një nga momentet më të rëndësishme të historisë së saj sportive. Përballja me Turqinë konsiderohet kulmi i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm për Kosovën, e cila në vitet e fundit ka treguar rritje të vazhdueshme dhe karakter në ndeshjet vendimtare.

Ndërkohë, që në orët e pasdites është shënuar një fluks i madh tifozësh nga Shqipëria që udhëtojnë drejt Prishtinës. Në pikën kufitare të Morinës janë krijuar radhë kilometrike, pasi shumë tifozë janë nisur për të mbështetur Kosovën në këtë ndeshje historike.

Pak orë para fillimit të sfidës, në rrugët e qyteteve të Kosovës ka nisur festa e tifozëve. Qindra mbështetës të kombëtares janë mbledhur në sheshe dhe rrugë, duke kënduar dhe festuar në pritje të ndeshjes.

Sa i përket formacionit, trajneri Franco Foda pritet t’i besojë thuajse të njëjtës skuadër që u aktivizua në ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë. Në portë pritet të jetë Muriç, ndërsa në mbrojtje Dellova, Hajrizi dhe Hajdari. Nga krahët pritet të luajnë Vojvoda dhe Gallapeni, ndërsa në mesfushë Hoxha, Rexhbeçaj dhe Muslija. Në repartin ofensiv pritet të konfirmohet sërish dyshja Vedat Muriqi – Asllani.

Mbështetje për Kosovën kanë shprehur edhe institucione ndërkombëtare. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ka uruar sukses lojtarëve përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i nxitur të luajnë fort dhe ta bëjnë Kosovën krenare.

Edhe media ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje kësaj përballjeje. BBC e ka cilësuar këtë si një nga ditët më të rëndësishme në historinë e Kosovës, duke theksuar se vetëm një dekadë më parë vendi nuk kishte marrë pjesë në asnjë kualifikuese të Kupës së Botës, ndërsa sot ndodhet vetëm 90 minuta larg një kualifikimi historik.m.k

Po ndodh

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova përballë Turqisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët synojnë kualifikimin historik në Botëror

31/03/2026
SHËRBIM SKANDALOZ/ Bien tastierat e One, mijëra abonentë me telefon të fikur, bllokohet mundësia për ankesa

ONE Albania rrit tarifat e shërbimeve celulare nga 1 maji

31/03/2026
Shqipëria merr pjesë në Forumin Global të OECD për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Integritetin 2026 në Paris

Shqipëria merr pjesë në Forumin Global të OECD për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Integritetin 2026 në Paris

31/03/2026
Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

31/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova përballë Turqisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët synojnë kualifikimin historik në Botëror

31/03/2026
SHËRBIM SKANDALOZ/ Bien tastierat e One, mijëra abonentë me telefon të fikur, bllokohet mundësia për ankesa

ONE Albania rrit tarifat e shërbimeve celulare nga 1 maji

31/03/2026
Shqipëria merr pjesë në Forumin Global të OECD për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Integritetin 2026 në Paris

Shqipëria merr pjesë në Forumin Global të OECD për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Integritetin 2026 në Paris

31/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.