Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Tiranë, Rigers Sheqeri. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Masa e sigurisë “pezullim nga detyra” u kërkua nga prokurori Julian Xhengo, i cili po heton dyshimet se Sheqeri ka abuzuar me funksionin duke lejuar ndërtime pa leje në territorin e Tiranës.
Sipas burimeve nga hetimi, dyshohet se drejtuesi i IMT-së nuk ka marrë masat ligjore për të ndaluar apo shembur disa ndërtime pa leje, duke krijuar hapësirë për zhvillimin e tyre në kundërshtim me ligjin.
Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin dhe përgjegjësitë e mundshme të zyrtarit në këtë çështje.a.b



