Deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ish-ministre e Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh alegorik në rrjetet sociale, një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS.
Postimi i saj vjen pas një debati në dy raste mes saj dhe kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS dhe qeverisë, zhvilluar të shtunën.
Në mesazhin e publikuar këtë të diel, Spiropali shkruan: “Të dielë të bukur ☀️. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”.
Spiropali ishte kundër mbrojtjes së imunitetit të Ballukut. Por me këtë postim duket se shënjestër e saj janë edhe hije të tjera mbi figurat e rilindasve përfshirë edhe Ramën. a.b




