Deputeti i PS, Erion Braçe ka kërkuar rezultatet qe ai ka arritur në të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe lokale në qarqet qe ka drejtuar por edhe vetë si kandidat.
Përmes një letre drejtuar KQZ ai pret të marrë rezultatet elektorale qe nga viti 2001 në qarqet ku ai ka kandiduar si në Tiranë, Berat, Lushnjë dhe po ashtu ku ai ka drejtuar.
Braçe është vetofruar për kandidat në Tiranë për bashkinë. Ai e ka bërë këtë deklaratë dje gjatë Asamblesë së PS në njësinë 5.
Por Rama ka deklaruar se do të jetë Ogerta Manastirliu, kandidate e Tiranës. a.b




