Një raport ndërkombëtar i publikuar së fundmi nga Bertelsmann Transformation Index (BTI) 2026 e rendit Shqipërinë ndër vendet me performancën më të mirë në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen. BTI është një indeks i përgatitur nga fondacioni gjerman Bertelsmann Stiftung, pjesë e rrjetit të George Soros.
Megjithatë, rezultatet e këtij raporti kanë ngritur pikëpyetje për shumë analistë dhe qytetarë, duke marrë parasysh realitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri, ku dominon korrupsioni, krimi i organizuar, manipulimi i zgjedhjeve, monopolizimi i tregjeve dhe pastrimi i parave.
Sipas tabelës së publikuar për Europën Juglindore, Shqipëria rezulton:
Transformimi Politik
- Shqipëria – 7.70
- Maqedonia e Veriut – 7.65
- Mali i Zi – 7.40
- Kosova – 6.90
- Bosnja dhe Hercegovina – 5.95
- Serbia – 5.18
Transformimi Ekonomik
- Mali i Zi – 7.50
- Maqedonia e Veriut – 7.18
- Shqipëria – 7.11
- Serbia – 6.79
- Bosnja dhe Hercegovina – 6.57
- Kosova – 6.21
Qeverisja
- Shqipëria – 6.71
- Maqedonia e Veriut – 6.07
- Mali i Zi – 5.90
- Kosova – 4.81
- Bosnja dhe Hercegovina – 4.03
- Serbia – 3.96
Në këtë klasifikim, Shqipëria rezulton e para në rajon për transformimin politik dhe për cilësinë e qeverisjes, ndërsa renditet e treta për transformimin ekonomik.
Megjithatë, për shumë vëzhgues mbetet e paqartë se si Shqipëria mund të renditet në krye të rajonit në disa prej këtyre treguesve, në një kohë kur raportet ndërkombëtare dhe debati i brendshëm politik vazhdojnë të theksojnë probleme serioze që lidhen me korrupsionin, ndikimin e krimit të organizuar në ekonomi dhe politikë, si dhe mungesën e konkurrencës së lirë në disa sektorë të tregut.a.b





