Kryeministri Edi Rama ka drejtuar një mbledhje të përbashkët mes kabinetit qeverisës dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus ishte koordinimi i punës mes qeverisë dhe deputetëve për adresimin e problematikave të qytetarëve.
Rama u ka kërkuar ministrave dhe deputetëve që duke nisur nga java e ardhshme të zhvillojnë një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë, nën moton “Punët e Shqipërisë”. Ky tur pritet të zgjasë deri në muajin qershor, përpara përvjetorit të 35-të të themelimit të Partisë Socialiste. Slogani i zgjedhur nga Rama synon të molepsë qytetarët ndërkojë që kujtohet për punët e vendit vetëm pak muaj bga 4 vjet mandat që i zë me punët e veta dhe pasurimit të klanit.
Takimet janë konceptuar si bashkëbisedime të drejtpërdrejta mes ministrave, deputetëve dhe qytetarëve për çështje konkrete, në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor.
Nga raportimet e deputetëve për takimet me zgjedhësit është evidentuar si një nga shqetësimet kryesore vijimi i problemeve me shërbimet e kadastrës, pavarësisht investimeve të bëra ndër vite për dixhitalizimin e tyre.
Për këtë arsye, pjesa e parë e mbledhjes iu kushtua situatës në këtë sektor, ku një raportim mbi problematikat aktuale u paraqit nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Pas prezantimit të saj, deputetët socialistë sollën në mbledhje edhe shqetësimet e qytetarëve nga qarqet përkatëse lidhur me shërbimet e hipotekës. a.b





