Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi këtë të premte gjatë një konference për shtyp se ekonomia shqiptare ka vijuar rritjen edhe në fund të vitit 2025, pavarësisht krizës globale që po ndikon tregjet ndërkombëtare.

Sipas saj, në tremujorin e fundit të vitit 2025 ekonomia u rrit me 3.8%, një normë më e lartë se mesatarja e Bashkimi Europian, e cila ishte 1.4%, si edhe mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që shënuan rreth 3% rritje.

Ministrja theksoi se rritja ekonomike gjatë tremujorit të katërt ka ndjekur trendin e gjithë vitit dhe është mbështetur kryesisht nga sektori i shërbimeve. Kontributin kryesor në këtë rritje e ka dhënë sektori i ndërtimit, i ndjekur nga administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia.

Nga ana tjetër, performancën më të dobët e ka pasur sektori i informacionit dhe komunikacionit. Në rënie është shfaqur edhe bujqësia, ndonëse pyjet dhe peshkimi kanë shënuar rritje pozitive.

Ibrahimaj bëri të ditur se investimet janë rritur me 6.73%, ndërsa eksportet neto kanë shënuar një rritje prej 10.6%. Sipas saj, ekonomia shqiptare mbetet e qëndrueshme edhe përballë goditjeve të jashtme, ndërsa stoku i borxhit publik ka ardhur në ulje dhe interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë është rritur.

Një tjetër tregues pozitiv, sipas ministres, është rritja me 16.7% e rezervës valutore neto, e cila mbulon rreth 7.3 muaj tregti të jashtme. “Kemi kapacitetet për të përballuar me rezistencë goditjet që mund të vijnë nga jashtë”, u shpreh ajo.

Sa i përket tregtisë së jashtme, Ibrahimaj tha se 84.4% e eksporteve janë shërbime dhe 15.6% mallra. Eksportet totale arrijnë në rreth 10 miliardë euro, ose 10.5% më shumë se një vit më parë.

Në tregun e punës, papunësia është në nivelin 8.3%, ndërsa punësimi ka arritur në 68.9%. Pjesëmarrja në forcat e punës është 75.9%, ndërsa paga mesatare ka arritur në 86,900 lekë, rreth 4.3% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Ministrja prezantoi edhe treguesit për dy muajt e parë të vitit 2026. Sipas saj, gjatë periudhës janar–shkurt janë hapur 3,760 biznese të reja, 14.6% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë qarkullimi i kompanive ka arritur në 29.3 miliardë lekë, me një rritje prej 5%.

Duke folur për rritjen e çmimeve dhe situatën në tregun e karburanteve, Ibrahimaj tha se monitorimi është i vazhdueshëm dhe se Bordi i Transparencës do të mbetet aktiv derisa situata të kthehet në nivelet para krizës.

Sipas saj, karburantet zënë rreth 2% të shpenzimeve të familjes mesatare shqiptare, ndërsa ndikimin më të madh në buxhetin familjar e kanë energjia elektrike dhe produktet e shportës bazë.

Ministrja theksoi se, nëse situata e çmimeve përkeqësohet, qeveria mund të ndërhyjë me paketa mbështetëse për kategoritë më të prekura, veçanërisht pensionistët, pa ndryshuar çmimin e energjisë elektrike.

Ajo shtoi gjithashtu se qeveria do të monitorojë nga afër edhe çmimet e produkteve ushqimore. Sipas saj, janë përzgjedhur rreth 80 produkte të shportës bazë që do të kontrollohen nga grupe monitorimi në terren.

“Ne po monitorojmë një shportë me 80 ushqime dhe do të verifikojmë realitetin e çmimeve. Nëse do të ketë nevojë për vendime të reja, ato do të fokusohen te produktet e konsumit”, tha ministrja.

Në lidhje me çmimet e karburanteve, Ibrahimaj theksoi se që nga nisja e luftës dhe bllokimi i Kanalit të Hormuzit qeveria ka ndjekur nga afër luhatjet në bursë dhe reflektimin e tyre në tregun vendas.

“Me përgjegjësi të plotë them se nuk ka pasur spekulime me çmimet e karburanteve gjatë kësaj periudhe. Dita e parë kur çmimi i bursës nuk u reflektua menjëherë në tabelë ishte dje dhe kjo ishte arsyeja pse vendosëm të aktivizonim Bordin e Transparencës”, deklaroi Ibrahimaj, duke shtuar se çmimet monitorohen disa herë në ditë për shkak të luhatjeve të shpeshta në tregjet ndërkombëtare.

Po ndodh

“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026
Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

27/03/2026
Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026
Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.