Kombëtarja e Kosovës në futboll është në avantazh 4-2 në transfertë ndaj Kombëtarja e Sllovakisë në futboll në sfidën e zhvilluar në Bratislavë, në një ndeshje plot emocione dhe përmbysje rezultati. Golin e 4 për Kosovën e ka shënuar Hajrizi në min 72.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 6-të me Martin Valjent, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke mposhtur portierin Arijanet Muriç.
Kosova reagoi shpejt dhe në minutën e 21-të barazoi rezultatin. Florent Hoxha realizoi një gol të bukur me të djathtën nga jashtë zone, duke rikthyer baraspeshën.
Megjithatë, pak para pushimit Sllovakia rimori avantazhin. Në minutën e 45-të, Lukas Haraslin dërgoi një krosim në zonë që përfundoi direkt në rrjetë, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1 për vendasit.
Në startin e pjesës së dytë, Kosova reagoi sërish. Në minutën e 47-të, pas një krosimi nga Mërgim Vojvoda, Fidan Asllani goditi saktë me kokë dhe barazoi shifrat në 2-2.
Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 60-të, kur Florent Muslija realizoi nga zona duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë avantazhin 3 me 2 Kosovës.
Më herët gjatë ndeshjes pati edhe disa momente të diskutueshme, përfshirë pretendimet e kosovarëve për një penallti në minutën e 50-të, por gjyqtari dhe sistemi VAR vendosën të mos akordonin 11-metërsh.m.k





