Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë janë publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë. Më poshtë janë të gjitha vendimet:
•Vendim për përcaktimin e kritereve të vlerësimit, afatet, procedurën e konkurrimit dhe metodologjinë e pikëzimit së subjekteve për dhënien e licencës për kategorinë e basteve sportive on-line.
•Deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban” të një zone në fshatin Lin.
•Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Bulqizë.
•Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Pukë.
•Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Lezhë.
•Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit të Garancisë Evropiane për Fëmijët 2026 – 2030.
•Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”.
•Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në njësinë administrative Mbreshtan, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria “TEKNO FIRE”.
Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në afërsi të fshatit Vërnik, njësia administrative Qendër Bilisht, Bashkia Devoll, Qarku Korçë, nga shoqëria “KRONOS KONSTRUKSION”.
•Dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror z. Fatmir Qeramudin Cuka, në masën e dhjetëfishit të pensionit social. m.k




