Shqipëria ka kaluar në avantazh në Poloni në min 42 me një gol të Arbër Hoxha.
Si ishte ndeshja në pjesën e parë:
Poloni-Shqipëri, pjesa e parë
40’– Mitaj provon për Bajramin me një top të gjatë, por e mbyll Kedziora me kokë.
36’- Laçi provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, por shkon mbi portë.
35’- Ndëshkohet me karton të verdhë Mitaj. Ndali në mënyrë të parregullt Rozgan, pas një topi të humbur nga Shehu.
34’- Rozga provon me një gjuajtje të fortë, Strakosha e shoqëron me sy jashtë.
32’- Presion i Qazim Laçit! Polakët humbasin topin, por fitojnë rivënie anësore.
27’- Laçi rrëmben një top në afërsi të zonës, tenton me një gjuajtje të fortë, e cila devijohet dhe shkon në duart e portierit.
16’- Rrëzohet keq Arlind Ajeti. Nuk vazhdon dot lojën dhe kërkon zëvendësimin. Ismajli futet në fushë.
15’- Çfarë rasti për Shqipërinë. Topi mbetet në zonën polake, por nuk shfrytëzohet dhe shkon në këndore.
14’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, që nuk shfrytëzohet. Bajrami pason për Hoxhën në afërsi të zonës, por ky i fundit ngatërrohet.
10’- Ndizet sfida! Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.
8’- Tjetër mundësi e mirë për Poloninë. Bednarek provon me kokë, por Hysaj largon mbi vijën fatale.
5’- Pranë golit Polonia. Lewandowski i afrohet avantazhit, por gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.
2’- Rrezik i polakëve nga e djathta. Juljan Shehu largon rrezikun. m.k





