Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjermania nuk duket e bindur të pranojë “rrugën e shkurtër” që Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç po i paraqesin Europës si një të mirë të përbashkët. Në një kohë kur testet themelore të demokracisë – zgjedhjet e ndershme, shteti i së drejtës dhe lufta reale kundër korrupsionit e krimit – mbeten ende të papërfunduara, ideja për të hyrë me përfitime ekonomike në tregun unik europian shihet në Berlin më shumë si shmangie nga llogaridhënia sesa si progres për t’u shpërblyer.

Përgjigjja vjen e ftohtë dhe pa shumë hapësirë për interpretime nga deputeti i CDU-së, Peter Beyer, njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag. Në një intervistë për podkastin serb “Gjysmë Ore Demostat”, ai i referohet drejtpërdrejt artikullit të përbashkët të Ramës dhe Vuçiç në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke ngritur pikërisht dilemen thelbësore të debatit: a mund të ndahet përfitimi ekonomik nga detyrimet politike?

Duke iu referuar shkrimit të përbashkët të Ramës dhe Vuçiç, Beyer shpreh shqetësimin se plotësimi i kërkesave të tyre për t’u futur në tregun unik mund të pasohet me braktisjen e detyrimeve të tjera ndaj Bashkimit Europian, për vlerat europiane dhe përparimin drejt një shoqërie demokratike. Ai thekson se ekonomia nuk mund të jetë i vetmi dimension i integrimit dhe se nuk mund të merret vetëm përfitimi nga tregu i brendshëm, ndërsa anashkalohen standardet dhe përgjegjësitë politike.

Deputeti gjerman rrëzon gjithashtu idenë që hapja e dyerve për në tregun e përbashkët europian të jetë faza e fundit e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo lidhet me konceptin e “Komunitetit Politik Europian”, të propozuar nga presidenti francez Emanuel Macron, që synon një kornizë më të gjerë bashkëpunimi ekonomik për të gjitha vendet e kontinentit, pa anëtarësim të plotë në BE për ato që nuk arrijnë kriteret.

Në këtë qasje, e cila është parë me simpati si nga Rama ashtu edhe nga Vuçiç, vendet e Ballkanit Perëndimor do të renditeshin në të njëjtin stad me Gjeorgjinë, Ukrainën e të tjera vende fqinje të BE-së. Por Peter Beyer e refuzon kategorikisht një zgjidhje të tillë, duke e cilësuar tradhti ndaj premtimeve të mëparshme të Bashkimit Europian për një perspektivë të plotë anëtarësimi, të artikuluar që në samitin e Selanikut në vitin 2003.

Disa javë më parë, në një editorial të përbashkët në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kërkuan akses në hapësirën Schengen dhe tregun unik të BE-së, por pa të drejtë vetoje dhe pa komisionerë apo eurodeputetë nga vendet e tyre. Me këtë lëvizje, ata propozuan përfshirjen e vendeve kandidate të përgatitura në tregun e përbashkët dhe në lëvizjen e lirë, duke e zhvendosur fokusin nga anëtarësimi politik i plotë tek integrimi ekonomik.

Ky propozim u kritikua ashpër në Prishtinë nga ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila deklaroi se qytetarët e Kosovës nuk do t’ia falin kryeministrit Rama këtë editorial, pasi krijohet përshtypja se sa herë Vuçiç përballet me presion nga BE-ja, Rama del për ta nxjerrë nga situata. Ajo theksoi se nuk mund të ketë alternativa të projekteve me Serbinë që anashkalojnë Kosovën, duke kujtuar se “rruga nga Tirana në Beograd kalon nëpër Prishtinë në çdo aspekt”.

Duke folur për afatet që qeveritë e vendeve si Shqipëria dhe Mali i Zi u kanë vënë vetes për integrimin, Beyer u shpreh se vendosja e sloganeve si “28 deri në 2028” nuk është qasje serioze. Sipas tij, çdo vend që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian duhet të gjykohet mbi meritën, përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit, acquis communautaire dhe reformave që duhen bërë para së gjithash për qytetarët e vet.

Në vlerësimin e tij, zgjerimi i BE-së aktualisht nuk është ndër pesë prioritetet kryesore të Unionit dhe nuk renditet as mes prioriteteve kryesore të qeverisë gjermane. Ai pranon se në Gjermani dhe në vende të tjera anëtare, zgjerimi jo vetëm që nuk është i popullarizuar, por shpesh perceptohet si jo i dëshirueshëm nga opinioni publik. Lapsi.al

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.