Partia Demokratike ka reaguar me një sqarim publik lidhur me vendimin për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i saj në Këshillin Bashkiak të Durrësit, duke akuzuar mediat pranë qeverisë për dizinformim mbi motivet e këtij vendimi.
Në reagim thuhet se largimi i dy këshilltarëve është bërë me kërkesë të Degës së PD në Durrës, e cila e kishte depozituar këtë kërkesë më herët pranë strukturave përkatëse të partisë.
Sipas sqarimit, këshilltari Arlind Boshku është konstatuar se ka punuar në favor të Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025. Ndërsa për këshilltarin tjetër, Dritan Burgija, thuhet se ai ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të Partisë Demokratike për përfitime personale nga Bashkia e Durrësit dhe, sipas relacionit të Degës së PD në këtë qytet, ka punuar gjithashtu për Partinë Socialiste.
Në përfundim të reagimit, Partia Demokratike thekson se çdo interpretim tjetër mbi arsyet e këtij vendimi është i pavërtetë dhe i sajuar.
DEKLARATA/ Lidhur me dizinformimin e mediave të qeverisë për motivin e vendimit për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD të Bashkisë Durrës, sqarojmë sa vijon:
Dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe strukturat e PD lokale me kërkesë të Degës së PD Durrës, cila ka depozituar këtë kërkesë kohë më parë.
Arlind Boshku është vërtetuar se ka punuar për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025, kurse Dritan Burgija ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe po sipas relacionit të Degës së PD Durrës, ai ka punuar për PS.
Çdo interpretim tjetër është trillim. a.b



