Procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të rëndësishme, teksa gjatë ditës së sotme zhvillohen intervistat me kandidatët që kanë aplikuar për këtë post.
Në total janë 14 kandidatë që do të paraqiten për intervistim para komisionit përkatës. Sipas procedurës së përcaktuar, intervistat do të zhvillohen sipas rendit alfabetik të mbiemrave të kandidatëve.
Pas përfundimit të intervistave dhe vlerësimit të kandidaturave, komisioni pritet të përzgjedhë emrat që do t’i propozojë për fazën përfundimtare të procesit për drejtimin e institucionit më të lartë të policisë në vend.
Kandidatët që janë në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit janë:
- Altin Qato
- Ardian Çipa
- Arjan Muça
- Artan Shkëmbi
- Bledar Poda
- Dritan Rexhepi
- Fatmir Hoxha
- Ilir Proda
- Luan Bregasi
- Myrto Uzuni
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Nako
- Sokol Bizhga
- Ylli Shehu
a.b





