Një nga peshqit më helmues të ujërave të kripura, i njohur si “peshku Gjyle” apo Pufferfish, është kapur për herë të dytë nga rrjetat e peshkatarëve në Vlorë.
Sipas drejtuesit të Portit të Peshkimit në Radhimë, Sherif Dyrmishi, prania e këtij peshku në ujërat e zonës përbën rrezik serioz, ndaj është e nevojshme që peshkatarët dhe qytetarët të tregojnë kujdes maksimal.
Dyrmishi paralajmëroi se ky lloj peshku është shumë helmues dhe mund të jetë i rrezikshëm edhe nëse preket, duke theksuar se kontakti i drejtpërdrejtë mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin. m.k




