Zbardhen detaje të reja nga vendimmarrjet e marra në mbledhjen e Partia Socialiste në Gjirin e Lalzit në Durrës,ku janë bërë disa ndryshime në drejtimin politik të qarqeve dhe njësive në vend.
Në bazë të këtyre vendimeve, Blendi Klosi do të marrë detyrën e drejtuesit politik në Durrës, ndërsa Ulsi Manja rikthehet si drejtues politik në Dibër.
Ndërkohë, Taulant Balla do të mbajë rolin e drejtuesit politik në Tiranë, në bashkëdrejtim me Ogerta Manastirliu. Po ashtu, Eduard Shalsi largohet nga drejtimi politik në Kukës dhe do të angazhohet në një nga njësitë administrative të Tiranës.
Vendime të tjera përfshijnë edhe Damian Gjiknuri, i cili do të ketë përgjegjësi në një njësi në kryeqytet. Gjithashtu, në Njësinë 5 në Tiranë do të angazhohen Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe.
Në Lezhë drejtimin politik do ta marrë Ermal Nufi. Për Shkodrën është caktuar Enea Karakaçi, ndërsa në Kukës Erion Malaj.
Ndërkohë, në qarqet Gjirokastër, Berat, Korçë dhe Fier nuk ka ndryshime në drejtimin politik.
Ndërkohë, edhe Elisa Spiropali do të ketë përgjegjësi politike në një nga njësitë administrative të Tiranës. a.b




