Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje sot për protestë masive të dielën 22 mars për të detyruar qeverinë të dorëhiqet, ndërsa po komunikonte me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai tha se ndërkombëtarët mbështesin kërkesat e PD, Edi Rama ka bllokuar shtetin ligjor dhe drejtësinë për Ballukun
Ervis A.: Përshëndetje doktor, a do të jetë protesta e nesërme një qëndresë e gjatë dhe si i vlerësoni aktualisht reagimin e ndërkombëtarëve ndaj krizës politike në vend.
Sali Berisha: Protesta e nesërme do të jetë kryengritja më e fuqishme paqësore dhe do të jetë mesazhi më i fuqishëm që shqiptarët i dërgojnë regjimit të Edi Ramës.
Mendoj se qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ka qenë jashtëzakonisht i drejtë dhe duhet të kemi parasysh se, komuniteti ndërkombëtar ka spektrin e tij, por deklaratat e bëra në kuadrin e komunitetit ndërkombëtar kanë qenë një mbështetje e hapur për shtetin ligjor, dënimin kundër korrupsionit, denoncim i vendimeve që Edi Rama për të bllokuar prokurorinë speciale dhe heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Sikundër Komisioni Europian në qëndrimin e tij, veçoi Shqipërinë nga Mali i Zi dhe Malin e Zi votoi për kalimin e kapitullit me vlerësime shumë pozitive, ndërsa Shqipëria mbeti në klasë.
Pra mund të them se, komuniteti ndërkombëtar ka mbajtur qëndrime kundër grushtit të shtetit që po bën Edi Rama me bllokimin e drejtësisë, dhe në mbështetje të funksionimit të shtetit ligjor, në mbështetje të kushtetutës dhe në mbështetje të kërkesave të opozitës shqiptarë që janë në këtë linjë.
Ky është vlerësimi im dhe kam mirënjohje e theksova dhe më parë për PPE dhe për Komisionin Europian për qëndrimet e tyre. Natyrisht ata marrin masat e tyre, por ne na takon, njeri këtu në Shqipëri që të vijë të heqë qeverinë nuk do të ketë.
Do të jemi në vetë, të mbështetur jemi ne sot, sepse po luftojmë për një kauzë të drejtë, një qeveri që bllokon luftën kundër korrupsionit që shndërron zgjedhjet në farsë nuk ka legjitimitet ndaj dhe po bëjmë gjithçka për largimin e saj.
Geraldina K.: A pritet ndonjë lëvizje tjetër nga ana e komunitetit ndërkombëtar? A mund të bëjnë ata diçka më shumë.
Sali Berisha: Ata nuk pajtohen kurrë, as me farsën zgjedhore, as me bllokimin e luftës kundër korrupsionit dhe bllokimin e drejtësisë. Por duhet të kemi një gjë parasysh, lëvizja e fundit e Edi Ramës është lëvizja më antishqiptare që është bërë ndonjëherë, lëvizje me të cilën Edi Rama kërkoj nga BE-ja që ti japin Shqipërisë së bashku me Serbinë vetëm marrëveshjen tregtare dhe lëvizjen e lirë, kurse paketën politike dhe përfitimet dhe të drejtën e votës të mos e japin.
Pse e bëri Edi Rama këtë akt? Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, padroni dhe argati e bënë këtë në kundërshtim me interesat flagrante të kombeve të tyre dhe vetëm e vetëm për pushtetin e tyre. Por ana tjetër, Edi Rama me këtë akt antikombëtar e rreshtoi Shqipërinë krahas Beogradit, krahas aleatit kryesor të Moskës në rajon.
Barazoi Shqipërinë me Beogradin i cili nuk respekton sanksionet e BE dhe NATO-s ndaj Rusisë. I cili nuk pranon kurrë të njohë Kosovën.
Edi Rama e gjeti tani për ortak një akt i shëmtuar antikombëtar, por që ka treguar para shqiptarëve karakterin e vet dhe dua të informoj shqiptarët se, ky argat i Vuçiçit ka urdhëruar ambasadat që të mos kenë asnjë lloj takimi me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla sepse ajo denoncoi publikisht me guxim letrën e përbashkët Rama-Vuçiç.
Arrin deri në këtë verbëri që të kërkojë, e cila me shumë mundësi Donika është edhe shtetase shqiptare se, ajo ka ardhur këtu fëmijë dhe është rritur në Shqipëri, shkon në verbërira të pafundme.
Megjithatë e them këtu prap se, nuk ka asgjë më jetike se sa të mbrojmë vokacionin tonë perëndimor, të mbrojmë procesin e integrimit tonë në BE. Në vend të pasaportës Europiane që premtoi në çdo miting dhe takim, tani ofron pasaportën e Beogradit.
Ne këtë nuk do të ja pranojmë kurrë.a.b




