Një ngjarje dramatike është raportuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, rezulton e larguar nga banesa e saj.
Sipas nënës së saj, Brikena Tusku, vajza ndodhej në shtëpi deri rreth orës 05:00 të mëngjesit, kohë kur ajo ishte zgjuar për të konsumuar syfyrin. Më pas, nëna është rikthyer në gjumë, ndërsa kur është zgjuar rreth orës 06:30 ka vënë re se vajza nuk ndodhej më në dhomën e saj. Dyshohet se ajo është larguar nga shtëpia rreth orës 06:40.
Familjarët kanë treguar se gjatë ditëve të fundit 14-vjeçarja kishte shprehur shqetësim, duke u thënë se ndihej e kërcënuar nga disa persona pas përfundimit të mësimit. Megjithatë, sipas tyre, këto shqetësime nuk ishin marrë seriozisht në atë moment.
Nëna e vajzës ka bërë me dije se në tavolinë është gjetur edhe një letër, në të cilën vajza kishte shkruar: “Po largohem, mos më kërkoni.”
Sipas informacioneve të deritanishme, e mitura nuk është paraqitur në shkollë këtë mëngjes, ndërsa familjarët kanë bërë kallëzim në polici. Autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e saj.
Ndërkohë, prindërit apelojnë për ndihmën e qytetarëve. Çdokush që mund të ketë informacion për vendndodhjen e vajzës ose e ka parë atë, kërkohet të kontaktojë në numrat e telefonit: 0693367135 ose 0695523151.a.b





