Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa burime zyrtare nuk kanë dhënë detaje lidhur me çështjen për të cilën mund të jetë marrë në pyetje.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryebashkiaku merret në pyetje nga SPAK. Ai është thirrur edhe më parë nga prokurorët e posaçëm, konkretisht në vitet 2022 dhe 2025, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshime për tjetërsim pronash. a.b





