Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp


Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë u përfshi nga tensione dhe përplasje mes deputetëve, pasi drejtuesi i grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ofendoi deputeten e Partia Demokratike e Shqipërisë, Albana Vokshi, gjatë fjalës së tij në sallën e Parlamentit.

Gjatë debatit në seancë, Balla iu drejtua Vokshit me fjalët:

“Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim”.

Pas kësaj deklarate, deputetët e opozitës reaguan menjëherë, duke u afruar drejt Foltores së Kuvendit. Situata u tensionua dhe ndërhyri Garda e Republikës për të shmangur përshkallëzimin e përplasjes.

Pas incidentit, deputetet e opozitës dolën në një deklaratë për mediat, ku dënuan ofendimet ndaj Vokshit dhe kritikuan drejtimin e seancës nga Niko Peleshi, duke thënë se nuk u morën masa për një gjuhë të papranueshme në sallën e Parlamentit.

Deputetja Albana Vokshi u shpreh se ofendimet ndaj saj u përsëritën gjatë seancës dhe se kjo situatë detyroi grupin parlamentar të Partisë Demokratike të largohej nga salla. Ajo theksoi se drejtimi i Kuvendit duhet të bëhet mbi bazën e rregullores dhe se nuk mund të ketë standarde të ndryshme për opozitën dhe mazhorancën. Sipas saj, sjellje të tilla tregojnë arrogancë në qeverisje dhe janë një nga arsyet pse parlamenti nuk prodhon më debat politik normal.

Deputetja Ina Zhupa e cilësoi incidentin si të paprecedentë dhe deklaroi se një fjalor i tillë nuk mund të justifikohet në sallën e Kuvendit. Ajo theksoi se gratë deputete të opozitës e konsiderojnë të papranueshme çdo përpjekje për të cenuar dinjitetin e tyre dhe se askush nuk mund të ofendojë përfaqësueset e zgjedhura të qytetarëve pa marrë përgjigjen e merituar.

Ndërsa deputetja Erisa Xhixho kritikoi ashpër drejtimin e Kuvendit, duke thënë se nuk u mor asnjë vendim për një fyerje të rëndë ndaj një kolegeje në seancë plenare. Sipas saj, një incident i tillë, veçanërisht në prag të festave të 7 dhe 8 Marsit, tregon degradimin e debatit parlamentar dhe vështirësitë që hasin gratë që angazhohen në politikë.

Opozita bëri të ditur se grupi parlamentar i Partia Demokratike e Shqipërisë do të depozitojë kërkesë për përjashtimin e Taulant Balla nga Kuvendi, duke e konsideruar incidentin si një shkelje të rëndë të etikës parlamentare dhe të dinjitetit të një deputeteje. m.k

Po ndodh

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.